Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fanella e Jordanit shitet për 216 mijë dollarë

Një fanellë që e ka veshur Michael Jordani në Lojërat Olimpike “Barcelona 1992”, është shitur për 216 mijë dollarë (198 mijë euro).

Ankandi i mbajtur të dielen mbrëma përkoi me publikimin e një dokumentari të shikuar shumë që ka të bëjë për Chicago Bulls, skuadrën ku basketbollisti legjendar amerikan arriti suksese të jashtëzakonshme.

“Robert Edward Auctions”, që shet gjëra sportive nga momentet historike, ka konfirmuar shitjen e fanellës së nënshkruar nga Jordani, me të cilën ka luajtur ylli amerikan.

Është fanella e dytë më e shtrenjtë e Jordanit që është shitur deri më tani. Oferta nisi me 25 mijë dollarë më 7 prill dhe përfundoj në nantën kur ESPN publikoi dokumentarin.

“Michael Jordan është sportisti më ikonik i të gjitha kohërave. Ai ka fituar gjashtë tituj të NBA-s dhe dy medalje të arta olimpike. Koleksionistët kishin një mundësi të rrallë për të pasur fanellën e Jordanit nga ‘Ekipi i Ëndrrave’ i 1992-ës, ekipi më i madh i basjetbollit që është mbledhur ndonjëherë”, kanë njoftuar nga kompania që organizoi ankandin.

Image
Artikuj të ngjashëm