Atletet e basketbollistit legjendar Michael Jordan nga finalet e NBA-së në vitin 1998 arritën në ankand një vlerë prej 2.2 milionë dollarësh, gjë që i bën ato atletet më të shtrenjta ndonjëherë.
“Rezultati rekord i sotëm dëshmon më tej se kërkesa për veshjet sportive të Michael Jordanit vazhdon të tejkalojë pritjet”, ka thënë Brahm Wachter, kreu i Sotheby's për koleksionet moderne.
“Air Jordan 13” u mbathën nga basketbollisti për lojën 2 të finaleve gjatë vitit të tij të fundit me Chicago Bullsin - shpesh i referuar si “Last Dance”, i cili ishte frymëzimi për serialin e Netflixin me të njëjtin emër.
I veshur me atlete të zeza dhe të kuqe, basketbollisti shënoi 37 pikë në fitoren 93-88 të Bulls ndaj Utah Jazz.
Para këtyre atleteve, titullin më të shtrenjtë e mbante “Nike Air Yeezy 1” të Kanye West, që u shiten për 1.8 milionë dollarë.