Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fanella e Jamesit shitet për miliona dollarë

Një fanellë e veshur nga ylli i basketbollit, LeBron James, është shitur për 3.7 milionë dollarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Asnjë fanellë tjetër e shitur më parë nuk e ka arritur këtë çmim.

Rekordi paraprak i shitjes së një fanelle të 38-vjeçarit, ka qenë fanella e “All-Starit”.

Ishte shitur për 630 mijë dollarë në vitin 2020. Megjithatë, ky rekord është thyer të shtunën.

Fanella milionëshe ishte veshur nga Jamesi në ndeshjen e shtatë të finaleve të Miamit në vitin 2013, kundër San Antonio Spursit.

Rekordi i përgjithshëm i shitjes së një fanelle mbahet nga ajo e Michael Jordanit në vitin 1998.

Fanella e legjendës së basketbollit ishte shitur për 10.1 milionë dollarë.

Artikuj të ngjashëm