Futbollisti Ez Abde që është pjesë e skuadrës së Barcelonës ka vendosur që ta përfaqësojë Marokun në vend të Spanjës.
Ez Abde ka marrë thirrje për të luajtur në ndeshjen kualifikuese të Botërorit kundër Republikës Demokratike të Kongos në fund të këtij muaji.
Tre muaj më parë, Ez Abde, sipas gazetës spanjolle “AS”, refuzoi thirrjen e Marokut dhe shprehu dëshirën për ta përfaqësuar “La Rojan”, por tani ka ndërruar mendjen.
Maroku i ka dhënë mundësinë 20-vjeçarit të luajë në Botëror, ndërsa te Spanja do të ishte pjesë e përfaqësueses U21.
Që prej ardhjes së Xavit në skuadër, Ez Abde është kthyer te skuadra rezerviste e Barcelonës.
Ai ka luajtur në 23 ndeshje në të gjitha garat, ka shënuar dy gola dhe ka dhuruar katër asistime.