Futbollisti i Real Madridit, Brahim Diaz, ka zgjedhur që në të ardhmen ta përfaqësojë Marokun dhe jo Spanjën, ka shkruar mediumi “AS” të shtunën.
Diaz ka shtetësi spanjolle e marokene, dhe ka pasur të drejtën të luajë për të dyja përfaqësueset.
Por, sipas mediumit të madh spanjoll, 24-vjeçari ka zgjedhur Marokun.
Sipas “AS”, Diaz është bindur nga përzgjedhësi i Marokut, Walid Regragui, i cili e sheh sulmuesin e madrilenëve si bartës të lojës së marokenëve në të ardhmen.
Brahim Diaz e ka pasur besimin e trajnerit Carlo Ancelotti në edicionin aktual.
Ai ka shënuar katër gola në 21 paraqitje në La Liga.