Maroku është detyruar t’i zëvendësoj dy lojtarë për Kupën e Botës 2026.
Për shkak të lëndimit, Marokut do t’i mungojnë Nayef Aguerd dhe Abde Ezzalzouli.
Mbrojtësi Marwane Saadane dhe sulmuesi Amine Sabai janë zëvendësuesit e tyre, ka njoftuar Federata Marokene e Futbollit.
Aguerd 30-vjeçar, nuk ka luajtur që nga fillimi i marsit për shkak të një dëmtimi në ijë.
Ezzalzouli 24-vjeçar, u lëndua në miqësoren e luajtur në fundjavën e shkuar kundër Norvegjisë.
Edhe
Te Maroku shfaqen të shqetësuar për lëndimet
Si Aguerd ashtu edhe Ezzalzouli ishin në skuadrën e Marokut që arriti në gjysmëfinalen e Kupës së Botës në Katar, dhe gjithashtu në finalen e Kupës së Kombeve të Afrikës në janar.
Ndeshjen e parë të Grupit C, Maroku e luan kundër Brazilit të shtunën.