Maroku është i shqetësuar për lëndimet e dy lojtarëve titullarë, Abdessamad Ezzalzouli dhe Noussair Mazraoui, të cilët mund të mungojnë në ndeshjen e parë të Kupës së Botës, kundër Brazilit të dielën.
Të dy u larguan herët nga fusha në barazimin 1:1 të së dielës me Norvegjinë.
“Dy lojtarë u lënduan. Po presim të shohim se sa serioze është situata. Jam më i shqetësuar për këtë”, ka thënë përzgjedhësi i Marokut, Mohamed Ouahbi.
Maroku ishte befasia e Botërorit në Katar. Katër vjet më parë u paraqit në gjysmëfinale.