Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Evertonit i hiqen dhjetë pikë nga Premier League

Skuadrës së Evertonit i janë hequr dhjetë pikë nga Premier League për shkelje të rregullave të fitimit dhe qendrueshmërisë, ka njoftuar “Sky Sports” të premten.

Tek Evertoni, insistojnë se janë “të tronditur dhe të zhgënjyer” nga vendimi, si dhe kanë paralajmëruar ankesë. Heqja e pikëve, e cila u bë nga një komision i pavarur do të bëhet me efekt të menjëhershëm.

Ky është dënimi ma i madh sa i përket heqjes së pikëve në historinë e Premier Leagues dhe e zhyt Evertonin në zonën e rënies nga elita e futbollit anglez.

“Ashpërsia e sanksionit të vendosur nuk është as pasqyrim i drejt dhe as i arsyeshëm i provave të paraqitura”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Evertonit.

Aktualisht, Evertoni ka katër pikë dhe zë vendin e parafundit në tabelë.