Dënimi i klubit të futbollit Everton për shkelje rë rregullave financiare të Premier Leagues është ulur nga dhjetë pikë në gjashtë pikë pas një apeli të bërë, njofton BBC.
Klubit të njohur iu morën 10 pikë në nëntor për shkelje të rregullate të fitimit dhe qëndrueshmërisë në periudhën trivjeçare, deri në edicionin 2021/2022.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDënimi, që ishte më i rëndi në histori të Premier Leagues, e dërgoi Evertonin nga vendi i 14-të në vendin e 19-të në kampionatin anglez. Me reduktimin e dënimit, Evertoni nga vendi i 17-të kalon në vendin e 15-të. Pra vendimi do të ketë ndikim të madh në garën për mbijetesë në elitën angleze të futbollit.