Sulmuesit Dominic Calvert-Lewin dhe Richarlison, do të largohen nga skuadra e Evertonit në fund të këtij sezoni.
“The Telegraph” ka shkruar të premten se krerët e Evertonit kanë vendosur ta nxjerrin dyshen në shitje dhe tashmë janë në pritje të ofertave nga skuadrat tjera angleze.
Calvert-Lewin e Richarlison, janë prej lojtarëve kryesor te Evertoni, por në klub kanë marrë vendim që ta bëjnë një ristrukturim për sezonin e ardhshëm për shkak të telasheve financiare.
Për anglezin Calvert-Lewin, Evertoni po kërkon rreth 50 milionë euro ndërsa për Richarlisonin 60 milionë euro.
Richarlison 24-vjeçar ka kontratë me Evertonin deri në vitin 2024 ndërsa Calvert-Lewin deri në vitin 2025. 24-vjeçari Calvert-Lewin këtë sezon ka shënuar tri gola në tetë paraqitje ndërsa Richarlison ka pesë gola në 19 ndeshje të luajtura.