Newcastle Untedi ka bërë ofertë zyrtare për sulmuesin e Evertonit, anglezin Dominic Calvert-Lewin, ka njoftuar “The Telegraph” të enjten. Newcastle ka ofruar 40 milionë euro për 25-vjeçarin, i cili ka kontratë me Evertonin deri në vitin 2025.
Tek Evertoni kanë vendosur ta largojnë Calvert-Lewinin për të ulur shpenzimet për sezonin e ri, dhe thuhet se marrëveshja me Newcastlen është afër zyrtarizimit.
Calvert-Lewin ka shënuar vetëm tre gola këtë edicion në 14 paraqitje në Premier League, kurse është pjesë e Evertonit prej vitit 2016. Ai ka edhe 14 paraqitje e katër gola me Përfaqësuesen e Anglisë.