Sulmuesi i ri nga Brazili, Evanilson pritet të jetë përforcimi i parë te skuadra e Liverpoolit gjatë afatit kalimtar të janarit.
Mediumet e huaja kanë raportuar të mërkurën se Liverpooli parimisht ka arritur marrëveshje me Evanilsonin, i cili në janar do t’i bashkohet si futbollist i lirë, transmeton Koha Ditore.
Sulmuesi 20-vjeçar, është pjesë e Fluminenses dhe me këtë ekip ka kontratë deri në fund të këtij viti.
Evanilson këtë edicion ka debutuar me ekipin e parë të Fluminenses dhe në tri ndeshje kampionale ka realizuar dy gola.
Te Liverpooli, Evanilson shihet si sulmues i së ardhmes, pasi interesim për shërbimet e tij kanë treguar edhe skuadrat tjera të mëdha të Evropës.