Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Eto’s i kërkohet dorëheqja nga klubet amatore

Një grup që përfaqëson klubet amatore në Kamerun ka kërkuar që ish-lojtari legjendar, Samuel Eto’o, të japë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Federatës së Futbollit të Kamerunit.

Përfaqësuesit e klubeve janë ankuar për “parregullsi të rënda” në federatë.

Javën e kaluar Shoqata e Klubeve Amatore të Kamerunit hodhi në votim propozimin për largimin e Eto’s. 11 vota ishin pro kërkesës, ndërsa një kundër.

Klubet amatore vlerësojnë se 42-vjeçari, që ka luajtur për disa klube të mëdha evropiane, duhet të largohet “nëse ende e do futbollin e Kamerunit, ashtu siç ai ka thënë gjithmonë”.

Ky grup i klubeve amatore ka kërkuar edhe intervenimin e ministrit së Sportit të Kamerunit dhe ka përmendur edhe mundësinë që një gjë e tillë të kërkohet edhe te presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.

Artikuj të ngjashëm