Manchester United e ka zyrtarizuar të premten nënshkrimin me mesfushorin danez Christian Eriksen.
Eriksen ka nënshkruar kontratë deri në qershorin e vitit 2025.
30-vjeçari është shprehur shumë i lumtur me kalimin te Unitedi.
Erikseni sezonin e kaluar luajti te Brentfordi. Në Premier League, ai veshi edhe fanellën e Tottenhamit, ndërsa luajti edhe tek Interi në Serie A e Ajaxi në Eredivisie.