Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Erikseni pajtohet me kontratën 5-vjeçare të Unitedit

Foto: Reuters

Mesfushori i Tottenhamit, Christian Eriksen është pajtuar me kontratën që i ka ofruar Manchester Unitedi.

Revista e njohur spanjolle, “AS”, thotë se 27-vjeçari danez është pajtuar me kontratën pesë vjeçare me “Djajtë e Kuq” për transferimin e tij të mundshëm në Old Trafford, shkruan “Express”, transmeton Koha.net. Po ashtu, në raport thuhet se Unitedi do t’i ofrojë Eriksenit të njëjtën kontratë sikurse Paul Pogbas.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Unitedi madje është i sigurt se do të firmosin me Eriksenin sot, por qëndron një pengesë në këtë rast dhe ajo është kryetari i Tottenhamit, Daniel Levy.

Në të kaluarën, Levy ka bërë negociata të ashpra me Unitedin duke refuzuar të shesë Gareth Balen, Luka Modriqin dhe Eric Dierin. Kjo ishte për shkak të mënyrës se si Unitedi firmosi me Dimitar Berbatovin nga gjigantët e Londrës veriore në vitin 2008.