Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Erikseni kërkon trofe me Interin

Christian Erikseni ka bërë të ditur se tek Interi është transferuar për të fituar trofe.

Mesfushori danez, iu bashkua Interit nga Tottenhami gjatë afatit kalimtar të janarit dhe tashmë ka luajtur në dy ndeshje, duke qenë titullar në ndeshjen e fundjavës kundër Udineses, transmeton KTV.

“Juventusi ka qenë duke e fituar ligën qe një kohë të gjatë, ne duam ta ndryshojmë këtë. Për këtë arsye jam këtu. Ecuria e fitoreve dhe formës së mirë është një faktor i madh dhe Juventusi e ka këtë. Në garë me ne e kemi edhe Lazion”, deklaroi Erikseni.

Interi e transferoi 27-vjeçarin gjatë këtij afati kalimtar nga Tottenhami për 20 milionë euro.