Juventusi ka krijuar epërsi prej dy golave pas pjesës së parë në 1/16 e finales së Ligës së Evropës. Juventusi pas pjesës së parë po fiton ndaj Nantesit në Francë me rezultatin 2:0, falë dy golave të Angel Di Marias, në minutën e pestë dhe të 20-të nga penalltia.
Vendësit kanë mbetur me një lojtar më pak në fushë pasi me të kuq u ndëshkua Nicolas Pallois, në minutën e 18-të.
Bayer Leverkuseni është në epërsi pas pjesës së parë në udhëtim te Monaco, 2:1. Midtjyllandi është duke humbur 1:0 nga Sportingu, ndërsa PSV- Sevilla, është mbyllur baras pas 45 minutave, 0:0.
Artikuj të ngjashëm