Juventusi ka avancuar në raundin tjetër të Ligës së Evropës.
Të enjten mbrëma, falë “hat-trickut” të shënuar nga argjentinasi Angel Di Maria, Juventusi fitoi 3:0 në udhëtim te Nantesi francez, dhe siguroi kalimin tutje me rezultatin e përgjithshëm, 4:1.
Di Maria golit të parë në ndeshje iu gëzua në minutën e pestë.
Ai realizoi supergol, pasi pranoi topin nga Nicolo Fagioli.
Nicolas Pallois në minutën e 18-të u ndëshkua me të kuq, ndërsa nga penalltia, Di Maria realizoi për 2:0 në minutën e 20-të.
Edhe
Epërsi e madhe e Juventusit pas pjesës së parë
Golin e tretë dhe të fundit e shënoi në minutën e 78-të.
Tutje në këtë garë kanë vazhduar edhe Sportingu që mposhti 4:0 në udhëtim Midtjyllandin, dhe Sevilla që pavarësisht disfatës 2:0 nga PSV-ja në Holandë, avancoi tutje. Sevilla në ndeshjen e parë fitoi 3:0.