Juventusi ishte afër të regjistronte fitore të madhe të mërkurën mbrëma në Champions.
Në ndeshjen e dytë të fazës së ligës, Juventusi ishte në epërsi ndaj Villarrealit 2:1, por pësoi gol në minutën e 90-të.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDhe kështu ndeshja Villarreal – Juventus, u mbyll 2:2.
Georges Mikautadze shënoi për vendësit në minutën e 18-të.
Rikthimi i rezultatit për Juventusin u shënua në pjesën e dytë.
Federico realizoi supergol në minutën e 49-të, ndërsa zëvendësuesi Francisco Conceicao, shënoi në minutën e 56-të për 2:1. Renato Veiga ishte shpëtimtar i spanjollëve me golin në fundin e ndeshjes.
Edon Zhegrova nuk u inkuadrua fare te Juventusi në këtë ballafaqim.
Për Juventusin barazimi i dytë rresht. Barazoi 4:4 me Dortmundin në ndeshjen e parë. Italianët kanë dy pikë.
Villarreali e regjistroi pikën e parë. Në ndeshjen e parë u mposht nga Tottenhami.