Përzgjedhësi i Spanjës, Luis Enrique i është shtuar listës së trajnerëve që mund ta marrin drejtimin e Manchester Unitedit pas përfundimit të këtij sezoni.
ESPN ka njoftuar se Enrique po shihet si opsion i mirë nga drejtuesit e klubit anglez, të cilët po planifikojnë ta kontaktojnë dhe t’i bëjnë një ofertë konkrete.
Po ashtu, në listën e Unitedit janë edhe Mauricio Pochettino i Paris Saint-Germainit dhe Erik ten Hag i Ajaxit.
Aktualisht, në krye të Manchester Unitedit është gjermani Ralf Rangnick që do ta udhëheqë ekipin deri në fund të sezonit për të marrë pastaj një rol të këshilltarit në klub.