Me lot gëzimi dhe zhgënjimi ka përfunduar turneu i filloristëve dhe filloristeve të rrethinës së Kaçanikut.
250 nxënësit nuk i ndali dëbora e parë e këtij viti të shtunën e javës së kaluar kur ata u mblodhën në tetë të mëngjesit nën qiell të hapur te stadiumi i qytetit “Besnik Begunca”afër fshatit bjeshkor, Stagovë, shkruan sot “Koha Ditore”. Jo fort larg qytezës jugore. Njomakët mendjen e kishin te trofetë që do të ndaheshin për fituesit në fund të turneut.
Megjithatë organizatorët dhe shkollat e qytetit dhe të fshatrave vendosën që garat e dy kategorive në futboll të zhvilloheshin në një fushë të mbuluar me najlon në qytet. Aty filloristët menjëherë kanë nisur t’i veshin fanellat, pavarësisht thirrjeve të organizatorëve dhe mësimdhënësve që të mos nguteshin derisa të përcaktoheshin rivalët dhe oraret e ndeshjeve.
Misioni i turneut
“Fair play me qenë në rend të parë, kemi ardhur me u kënaq, nuk kemi ardhur me u shty, kemi ardhur me u argëtu dhe normalisht se do të keni edhe rezultate”, u është drejtuar filloristëve Visar Peja, përfaqësuesi i organizatës joqeveritare, CCPA Kosova.
Edhe
Ëndrrat e mëdha të futbollistëve të vegjël
11 ekipe të djemve dhe 9 të vajzave kanë qenë pjesë e turneut të dytë të organizuar sivjet në Kaçanik, në kuadër të programit BRICK, i krijuar nga organizata CDF (“Building Resilience in Individuals and Communities in Kosovo”), zbatuar nga organizatat “Integra”, CCPA Kosova, ICK dhe instituti “Columbus”./Rexhep Maloku
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në “E Diela me Koha Ditore”)