Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Të rinjtë kaçanikas tregojnë talentin dhe dashurinë për futbollin

Gentrit Zeneli merrte duartrokitje nga nxënës, arsimtarë e prindër për lëvizjet që bënte me top në gjysmëfinale të turneut të shkollave fillore të mesme të ulëta në Kaçanik.

Në finale po ashtu u dallua. Dhe, për lojën e mirë që bëri në një fushë futbolli të dielën e shkuar, 12-vjeçari nga fshati Bob i Kaçanikut në fund mori shpërblimin, shkruan sot “Koha Ditore”.

Nxënësi i shkollës “Idriz Seferi” fitoi epitetin e lojtarit më të mirë të turneut në kuadër të programit BRICK (Building Resilience in Individuals and Communities in Kosovo) i themeluar nga organizata udhëheqëse CDF (Community Development Fund) dhe e zbatuar nga CCPA-Kosova (Cross Culture Project Association), Integra, ICK (Innovation Center Kosovo) dhe Instituti Columbus. Duartrokitjet nuk munguan as për ekipet fituese të turneut të parë të organizuar në Kaçanik.

Në konkurrencën e meshkujve, ekipi fitues doli nga shkolla fillore “Emin Duraku”, kurse te femrat fituesi doli nga “Jusuf Gërvalla” e fshatit Biçec Djemtë e shkollës “Emin Duraku” mposhtën në finale ata të shkollës “Idriz Seferi” me rezultatin 1:0, kurse vajzat e shkollës “Jusuf Gërvalla” ato të “Emin Durakut” pas ekzekutimit të penalltive me rezultatin 2:0.

Koha e rregullt dy herë nga dhjetë minuta përfundoi me rezultatin 1:1. Në këtë turne morën pjesë 180 nxënës prej 12 shkollave fillore të mesme të ulëta në Kaçanik.

Pos 12 ekipeve përfaqësuese të shkollave në Kaçanik, pjesëmarrës ishin edhe tri shkolla me ekipet e tyre të femrave... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)