Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Turneu i futbollit në Kaçanik mblodhi 276 nxënës të 12 shkollave

Në stadiumin e qytetit në Kaçanik, 276 nxënës të shkollave fillore të mesme të ulëta në Kaçanik kanë marrë pjesë në turneun e futbollit, në ditën e fundit të fazës së dytë të programit “Brick”, në mes të qershorit.

Nxënësit e shkollës “Agim Bajrami” të fshatit Stagovë janë shpallur fitues të turneut të shkollave fillore të mesme të ulëta në Kaçanik në garën e zhvilluar dy javë më parë, kurse te femrat “Kadri Zeka” e fshatit Dubravë.

Te meshkujt, “Agim Bajrami” në finale e mposhti “Jusuf Gërvallën” e Biçecit me rezultatin 2:0, kurse te femrat shkolla “Kadri Zeka” atë të “Idriz Seferit” të fshatit Bob, po ashtu me rezultatin 2:0.

Lojtari më i mirë u shpall Milaim Jaha i shkollës “Agim Bajrami”, kurse më e mira Kaltrina Malsiu e shkollës “Kadri Zeka”.

Ajo ishte dita e fundit e fazës së dytë të programit BRICK, i themeluar nga organizata udhëheqëse CDF dhe e zbatuar nga CCPA-Kosova.