Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Programi “Brick”, të rinjtë e Kaçanikut dëshmuan talentin edhe në basketboll

Ekipi i vajzave me fanella të kuqe dhe ai i meshkujve me të zeza, janë shpallur fitues të turneut të klubit të basketbollit Kaçaniku.

Vajzat me të kuqe ishin bindshëm më të mira, duke i mposhtur ato me të zeza me rezultatin 35:18, derisa e kundërta ishte te meshkujt, duke triumfuar ata me fanella të zeza me rezultatin e ngushtë, 49:41

Për turneun që u mbajt në sallën e shkollës “Emin Duraku” në Dushkajë, në kuadër të programit ‘BRICK” i themeluar dhe implementuar nga CDF, të rinjtë e Kaçanikut kanë nisur të përgatiten kohë më parë.

Rezultati në parket ishte ne planin e dytë, pasi qëllimi i këtij projekti është edukimi i të rinjve dhe mësimi i hapave të parë në sport, e në këtë rast të basketbollit.

Menaxherja Fetahaj shpreson që edhe në të ardhmen të ketë projekte të tilla në Komunën e Kaçanikut.

Edhe Rritet cilësia e turneut në basketboll në Kaçanik Sport Rritet cilësia e turneut në basketboll në Kaçanik

Të parët që luajtën ishin vajzat e ndara me fanella të kuqe dhe të zeza. Luajtën sipas rregullave të përcaktuara në këtë sport. Loja zgjati 4 çerekë nga tetë minuta, raporton “Sporti në KTV”.

Edhe pse në një periudhë të shkurtër të stërvitjeve, vajzat zhvilluan një lojë goxha të mirë.

Pjesa e parë përfundoi 19:10 në të mirë të vajzave me fanella të kuqe, derisa në favor të tyre e mbyllën edhe takimin miqësor.

Por, medalje u ndanë edhe për ekipin me fanella të zeza, derisa vendit të parë i takoi edhe Kupa, të cilën e ngriti lart kapitenia, Dea Lipa.

Synimi i klubit të Kaçanikut është që në të ardhmen ta krijojë edhe ekipin e femrave.

Dukshëm më mirë se vajzat luanin ekipet e djemve po ashtu të ndarë me fanella të kuqe dhe të zeza.

Edhe Turneu “Street Ball”, tjetër organizim për të rinjtë në Kaçanik Sport Turneu “Street Ball”, tjetër organizim për të rinjtë në Kaçanik

Vetëm fillimi i ndeshjes i takoi djemve me fanella të zeza, kurse ata me të kuqe u rikthyen në çerekun e dytë për ta ngushtuar epërsinë e krijuar nga ekipi me të zeza në 20:19.

Gjatë çerekëve, dy tre dhe katër në luajtën edhe basketbollistët më të vegjël të klubit Kaçanikut, të cilët po ashtu vëreheshin se kishin njohuritë bazike të sportit të basketbollit.

Pjesa e parë e lojës së djemve përfundoi 22:27 në të mirë të atyre me fanella të zeza, kurse ndeshja përfundoi me rezultat të ngushtë 49:41.

Edhe për të dyja ekipet në fund kishte medalje, kurse Kupën e ngriti Artor Guri i ekipit me të zeza.

Se programi “BRICK” ia ka arritur qëllimit që ka pasur, e thotë edhe përgjegjësi i turneut dhe trajneri i klubit Kaçaniku, Bardhyl Mjaku.

Edhe Të rinjtë e KB Kaçanikut po përgatiten për turneun e basketbollit të organizuar nga “BRICK” Sport Të rinjtë e KB Kaçanikut po përgatiten për turneun e basketbollit të organizuar nga “BRICK”

Ai ka shtuar se në Kaçanik ka lojtarë cilësorë që në të ardhmen mund të bëjnë një karrierë të mirë.

Në kuadër të programit “BRICK” i themeluar dhe implementuar nga CDF, të rinjtë e Kaçanikut më herët kanë marrë pjesë edhe në turneun e futbollit, derisa do të ketë edhe aktivitete të tjera në të ardhmen.