Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Të rinjtë e KB Kaçanikut po përgatiten për turneun e basketbollit të organizuar nga “BRICK”

Foto: Koha

Djem dhe vajza të moshave të ndryshme të enjten mbrëma, zhvilluan një stërvitje të përbashkët në sallën e shkollës “Emin Duraku” në Dushkajë të Kaçanikut.

Këta të rinj të klubit të basketbollit Kaçaniku po përgatiten për turneun e basketbollit për meshkuj dhe femra që do të mbahet në kuadër të programit “BRICK” i themeluar dhe implementuar nga CDF, raporton “Sporti në KTV”.

Turneu i klubit të basketbollit Kaçaniku për meshkuj dhe femra do të zhvillohet më 20 korrik në sallën e shkollës “Emin Duraku” në Dushkajë.

Për më tepër, shikoni videon.