Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Endrit Morina merr kontratë profesionale

Endrit Morina është shpërblyer nga skuadra e Xamaxit me kontratë profesionale.

Talenti Morina vlerësohet lartë nga ky ekip. Lajmin për kontratën profesionale të Morinës e ka konfirmuar faqja zyrtare e klubit, ndërsa mesfushori do të jetë në këtë skuadër deri në verën e vitit 2023. E ka mundësinë që ta vazhdojë atë edhe për një vit tjetër. Këtë edicion, 19-vjeçari është paraqitur tetë herë për Xamaxin dhe ka shënuar një gol. Xamaxi në këtë edicion pas 15 ndeshjeve ka 12 pikë, një më shumë se vendi i fundit, Chiasso.

Artikuj të ngjashëm