Dani Alves ka thënë se ende nuk e di të ardhmen e tij.
Alves u rikthye te Barcelona pas një kohe të gjatë, pasi kaloi kohë te skuadra e Juventusit, Paris Saint-Germainit e Sao Paulos në Brazil.
Ai është 38-vjeçar aktualisht, por dëshira e tij është shumë e madhe për të vazhduar me klubin.
“Askush nga klubi nuk më ka thënë asgjë për të ardhmen, nuk kam pasur ende bisedime. Jo vetëm të rinjtë, por edhe më të moshuarit duhet të tregojnë se e meritojnë të luajnë në këtë ekip të Barçës”, ka thënë Alves për “Mundo Deportivon” të shtunën.
Alves në 10-të ndeshje të këtij edicioni e ka një gol të shënuar e tri asistime.