Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona nuk ka vendosur ende për të ardhmen e Alvesit

“Diario AS” ka raportuar të mërkurën se e ardhmja e Dani Alvesit nuk është vendosur ende nga skuadra e Barcelonës. Si trajneri Xavi Hernandez ashtu edhe drejtuesit e klubit preferojnë që vendimin për mbrojtësin e krahut të djathtë, ta marrin në fund të këtij sezoni.

“Blaugrana” së fundmi ka shprehur interesim për Cesar Azpilicuetan dhe Noussair Mazraouin. Në rast të transferimit të njërit prej tyre, Alves do të pritej të kishte vend në formacion.

Barcelona në krahun e djathtë e ka edhe mbrojtësin tjetër, Sergino Dest. Braziliani 38-vjeçar sivjet ka shënuar një gol dhe ka tri asistime në shtatë ndeshje në të gjitha garat.