Futbollisti i Dritës, Izair Emini, thotë se nuk e di se ku është infektuar me koronavirus. Ai tregon se ai dhe familja e tij nuk kanë simptoma dhe se do të kërkojë të ri-testohet nesër.
Futbollisti nga Maqedonia e Veriut është lojtari i klubit të Superligës së Kosovës në futboll, Drita, që ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
“Nuk e kam idenë se nga e kam marrë, sepse nuk kam ndjerë kurrfarë simptome nuk kam as tash kurrfarë problemi. Jam shëndosh e mirë, por do të kërkojë që edhe nesër të testohem, kur edhe do t’u bëhet familjarëve të mi testi, sepse nuk i besoj këtij testi të parë. Në familje asnjë anëtarë nuk ka pasur e as nuk ka simptoma te koronavirusit. Më është kërkuar të izolohem në shtëpi për 14 ditë dhe do ta respektoj, por ka qenë edhe për mua shokuese që dola pozitiv pa pasur asnjë simptomë”, ka deklaruar Emini për KOHËN.
-
Emini del negativ në testin e dytë për koronavirus, do të testohet edhe një herë
-
Klubet kërkojnë testimin e lojtarëve, FFK-ja thotë se mund të ketë testime para rifillimit të kampionatit
-
Flamurtari kërkon që të mos vazhdohet kampionati pa u testuar të gjithë në klube për COVID-19
-
Një lojtar i Dritës me koronavirus
-
Bardhi izolohet pasi rezulton pozitiv në testin me koronavirus, rrezikon paraqitjen në “Euro 2020”