Enis Bardhi është izoluar shkaku i infektimit me koronavirus me të arritur në kampin e Maqedonisë së Veriut për ndeshjet miqësore përgatitore para kampionatit evropian “Euro 2020”.
Maqedonia e Veriut i zhvillon dy ndeshje miqësore, atë më 1 qershor ndaj Sllovenisë dhe 4 qershor kundër Kazakistanit. Klubi i Bardhit, Levante ka njoftuar se Bardhi ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus, ndërsa është asimptomatik dhe i izoluar duke ndjekur protokollin shëndetësor.
Gazeta spanjolle “AS” ka raportuar se mbetet të shihet nëse përzgjedhësi do ta presë apo do ta zëvendësoj me ndonjë lojtar tjetër.
Maqedonia e Veriut për Evropian ka ftuar gjashtë futbollistë shqiptar. Maqedonia e Veriut për herë të parë në histori të saj do të marr pjesë në Evropian.
-
Te Maqedonia e Veriut e presin testin negativ të Bardhit, janë të bindur se ai do të jetë në Evropian
-
Bardhi beson se Maqedonia e Veriut do ta kalojë grupin në “Euro 2020”
-
Bardhi do të stërvitet individualisht derisa ta pranojë rezultatin e dytë
-
Shqiptarët e Maqedonisë i ofrojnë përkrahje Enis Bardhit
-
Gjashtë shqiptarë te Maqedonia e Veriut