Villarreali i ka vazhduar përgatitjet para duelit të fundit në kampionat.
Villarreali luan kundër Real Madridit, dhe më pas do të luajë kundër Manchester Unitedit në finalen e Ligës së Evropës.
Pasi e kryesoi Grupin I, Villarreali mposhti Arsenalin, Dinamo Zagrebin, Dinamo Kievin e Salzburgun në rrugën drejt finales.
“Nëndetësja e verdhë” aktualisht është në vendin e pestë në renditjen e La Ligës, dhe mposhti 4:0 Sevillan në vikendin e kaluar.
Ndeshja e fundit e sezonit në elitën e futbollit spanjoll do të jetë kundër Real Madridit.
Unai Emery e ka fituar titullin e Ligës së Evropës tri herë me Sevillan dhe përfundoi si nënkampion me Arsenalin para dy vjetësh.
Artikuj të ngjashëm