Sevilla ka arritur finalen e Ligës së Evropës dhe synon titullin e shtatë në histori. E njohur si “ekspertja” e kësaj lige, të enjten Sevilla ka eliminuar në gjysmëfinale Juventusin, duke e mposhtur 2:1 pas vazhdimeve.
90 minutat e kohës së rregullt u mbyllën me rezultatin 1:1, identik si në takimin e parë dhe ndeshja shkoi në vazhdime. Golat në 90 minutat e parë u realizuan Dushan Vlahoviq dhe Suso.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërsa goli i fitores dhe kualifikimit për Sevillën erdhi në minutën e 5-të të shtesave. Erik Lamela realizoi për kualifikimin.
Në finale, Sevilla përballet me Romën e Jose Mourinhos.