Divock Origi pritet të largohet nga Liverpooli në afatin kalimtar të verës, pas tetë vjetës.
Belgut i skadon kontrata dhe sipas mediumeve italiane, ai pritet t’i bashkohet Milanit para sezonit të ri.
E si zëvendësues të Origit, Liverpooli e ka parë Hugo Ekitiken e Reimsit të Ligue 1 të Francës, ka shkruar “Goal” të shtunën.
Presidenti i klubit francez ka thënë se 19-vjeçari me shumë gjasë do të largohet nga skuadra. Ekitike ka edhe dy vjet kontratë me klubin e tij.