Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ekipi i Kosovës mbërrin në Oran të Algjerisë

Një pjesë e ekipit të Kosovës që do të jetë pjesëmarrës në Lojërat Mesdhetare, ka mbërritur të mërkurën në mëngjes në Oran të Algjerisë.

Në Oran, nga 25 deri më 6 korrik, do të zhvillohet edicioni i 19-të i Lojërave Mesdhetare, ndërsa Kosova do të përfaqësohet me 39 sportistë nga 13-të sporte të ndryshme.

Në grupin e parë që tashmë ka arritur në Algjeri janë sportistët e atletikës, boksit, notit dhe badmintonit.

Ekipet e tjera të sporteve pjesëmarrëse do të udhëtojnë në ditët në vijim.

Artikuj të ngjashëm