Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sportistët kosovarë parakalojnë në ceremoninë e Lojërave Mesdhetare në Algjeri

Sportistët nga Kosova kanë parakaluar të shtunën në ceremoninë hapëse të Lojërave Mesdhetare, që po mbahen në Oran të Algjerisë, shtet që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Ekipi i Kosovës përbëhet nga 39 sportistë që do të garojnë në 13 sporte të ndryshme. Flamurin e bartën mundësi, Egzon Shala dhe karateistja, Fortesa Orana.

Lojërat Mesdhetare nisin më 25 qershor dhe përfundojnë më 6 korrik.

Në Oran marrin pjesë 3.390 sportistë nga 26 shtete të Evropës, Afrikës dhe Azisë.

Kosovën e përfaqësojnë edhe 16 trajnerë e tre gjyqtarë. Kosova për herë të parë në Lojërat Mesdhetare u paraqit në Tarragona të Spanjës, në vitin 2018, ku garuan 40 sportistë të 12 sporteve të ndryshme.

Edhe Xhudistja Distria Krasniqi në krye të listës për Lojërat Mesdhetare Sport Xhudistja Distria Krasniqi në krye të listës për Lojërat Mesdhetare

Përbërja e Kosovës për Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”

Xhudo: Distria Krasniqi (-52 kg), Akil Gjakova (-73 kg), Loriana Kuka (-78 kg), Laura Fazliu (-63 kg), Flaka Loxha (-57 kg), Erza Muminoviq (-48 kg), Arbër Kullashi (-81 kg), Shpati Zekaj (-100 kg) - Trajnerë: Driton Kuka dhe Majlinda Kelmendi.

Boks: Bashkim Bajoku (-52 kg), Shpëtim Bajoku (-63 kg), Patriot Behrami (-69 kg), Lorent Murati (-57 kg) - Trajnerë: Besim Brahimi dhe Faton Xhakli.

Mundje: Egzon Shala (-125 kg), Alban Sopa (-74 kg) - Trajner: Sylejman Shala

Karate: Elhami Shabani (-75 kg), Fortesa Orana (+68 kg), Melos Gashi (-84 kg), Albulenë Gërvalla (-55 kg), Adelina Rama (-61 kg) - Trajnerë: Ylber Syla dhe Nazmi Gashi.

Atletikë: Muhamet Ramadani (hedhje e gjylës), Astrit Kryeziu (800 m.), Gresa Bakraqi (3000 m.), Alaudin Suma (hedhje e diskut) - Trajnerë: Shaban Ramadani dhe Bajram Duja.

Not: Alush Telaku (flutur: 100m., 200m., 50m), Vanesa Beka (delf. 100m., miks 200m., s.l. 400m., miks 400m., delf. 50m., s l. 800m.) - Trajner: Kujtim Kito.

Edhe Kosova parakalon në ceremoninë hapëse të Lojërave Mesdhetare Sport Kosova parakalon në ceremoninë hapëse të Lojërave Mesdhetare

Shigjetari: Hazir Asllani (70m. ind), Edi Dvorani (70m. ind), Valmir Gllareva (70m. ind) - Trajner: Fehmi Bylykbashi.

Shenjëtari Sportive: Nexhat Sahiti (10 m. pistoletë ajrore), Drilon Ibrahimi (10 m. pushkë ajrore) - Trajner: Fehmi Berisha.

Taekwondo: Arbër Azemi (-68 kg), Arbër Bajra (-80 kg) - Trajner: Nuhi Gashi.

Tenis: Vesa Gjinaj, Vullnet Tashi - Trajner: Jeton Hadërgjonaj.

Pingpong: Fatih Karabaxhaku, Kreshnik Mahmuti - Trajner: Dardan Imami.

Gjimnastikë: Elvis Çitaku, Valëza Rama - Trajner: Abeliana Bregu.

Edhe Kosova me shtatë xhudistë në Lojëra Mesdhetare, priten medaljet e radhës Sport Kosova me shtatë xhudistë në Lojëra Mesdhetare, priten medaljet e radhës

Badminton: Rinor Gllareva - Trajner: Lulëzim Haziri

Gjyqtarë: Latif Demolli (boks), Fatmir Salihaj (xhudo), Besart Vitia (karate)