Për disa minuta, menjëherë pas fillimit të pjesës së dytë, Vicky Jepson u përpoq të ulej pak. Jepson, trajnere e Liverpoolit, vendosi një batanije mbi këmbët e saj, për t’i rezistuar të ftohtit të madh të dimrit.
Duhej të ishte një mënyrë e këndshme për të kaluar kohën, pasi ishte një pasdite e qetë siç e kishte pasur Jepson gjatë gjithë sezonit. Ekipi i Liverpoolit ishte duke e “shkelur” kundërshtarin Blackburn Rovers, dhe duke e rritur epërsinë e golave, nga 4-1 në 5-1 dhe më pas në gjashtë, shtatë dhe në fund 8:1.
Por edhe pas kësaj Jepson nuk ndihet rehat e ulur.
Ajo e gjeti veten përsëri në këmbë, duke vrapuar dhe duke dhënë këshilla. Jepson është një trajnere aktive, e zhytur në mendime, por jo një trajnere zhurmake. Ajo ofron këshilla të sakta, korrigjuese - ku të vrapohet, ku të vendoset, si të qëndrojë - në vend të frazave motivuese të pakuptimta. Udhëzimet e saj ishin çuditërisht të hollësishme, herë pas here në zhargone sportive, shkruan NYT, transmeton KOHA. Lojtaret e saj dëgjojnë me vëmendje, duke u munduar të marrin sa më shumë këshilla.
Ajo pasditen e janarit ishte menduar të ishte trampolina e Liverpoolit. Javën e kaluar skuadra e Jepsonit kishte fituar ndeshjen e saj të parë të sezonit në Superligën e Femrave (WSL) në Angli. Duke e mposhtur edhe Blackburnin, në Kupën FA Jepson tha se si fitorja mund të rivendosë qetësinë te lojtaret e saj.
Kur u mbyll sezoni i Superligës së femrave në mars, Liverpooli ishte në fund të tabelës. Kishte fituar vetëm një ndeshje. Deri në maj, në klub pati largime të mëdha të lojtareve që ishin në fund të kontratave.
Edhe
Trajneri që e ndryshoi Liverpoolin largohet në fund të edicionit
Shumë prej tyre, duke përfshirë këtu edhe mesfushoren skoceze Christie Murray dhe sulmuesen angleze Courtney Sweetman-Kirk, i shpjeguan vendimet e tyre duke sugjeruar që ato donin të ishin diku ku mund ta "shijonin atë që e donin ". Kjo nënkuptonte që ato synonin kënaqësi e krenari me lojën e futbollit, por që ishte bërë e pamundur në Liverpool.
Dhe pastaj, në javën e parë të qershorit, u njoftua nga WSL-ja se kampionati do të vendosej sipas pikëve që i kanë fituar skuadrat. Chelsea u kurorëzua kampion. Liverpooli, që kishte edhe tetë ndeshje për t’i zhvilluar deri në fund të sezonit, u largua nga liga.
Kishte simpati për trajneren Jepson, dhe për disa nga lojtaret, por pak ose aspak për klubin. Për shumë njerëz Liverpooli e kishte marrë atë që e meritonte.