Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Liverpooli do të qëndrojë “me këmbë në tokë”, por kryesimi po ndihet ndryshe këtë herë

Liverpool

Në fillim ishte një grup i vogël tifozësh që këndonin.

“Liverpool, Liverpool, në krye të ligës... Liverpool, në krye të ligës”, kanë kënduar ata pasi Curtis Jones e shënoi paraqitjen e 100-të personale në Premier League me golin për epërsinë 2:1 ndaj Leicesterit, të enjten.

Ishte shumë më zhurmshëm pasi Mohamed Salah shënoi për fitoren 3:1, në minutën e 82-të. Për Salahun ishte goli i 19-të i edicionit.

Pasi pësoi gol që në minutën e pestë, Liverpooli u kthye me sukses dhe mori tri pikët e radhës për të bërë shkëputje të mëtejme në Premier League. Udhëheq në tabelë me 42 pikë nga 17 ndeshje, ndërsa ka një ndeshje më pak se skuadrat e tjera.

Natyrisht, Liverpooli ishte në një situatë të tillë më parë. Në edicionin 2018/19, për shembull. Liverpooli udhëhiqte në tabelë me 10 pikë më shumë se rivalët, por Manchester City fitoi titullin në fund.

Edhe Salah largohet përkohësisht, por pyetjet mbesin Futboll Salah largohet përkohësisht, por pyetjet mbesin

“Është ndryshe këtë herë”, tha Salah, të cilit i përfundon kontrata në verë. Ai foli për faktin që Liverpooli është në krye dhe që po shkëputet gjithnjë e më shumë me përcjellësit.

“Por gjëja më e rëndësishme është që duhet të mbesim me këmbë në tokë. Këtë herë është e veçantë. Shpresojmë të fitojmë Premier Leaguen, që është diçka që e ëndërroj. Gjëja më e rëndësishme është që ekipi po fiton. Shpresojmë ta fitojmë Premier Leaguen”, ka përsëritur Salah.
Ylli i Liverpoolit ka thënë se fokusohen në secilën ndeshje. Ai shpreson se skuadra të vazhdojë njëjtë.
Liverpooli ndeshjen e radhës e ka menjëherë të dielën. Takohet me West Hamin dhe shkëputje e mëtejme mund të bëhet. Po del të jetë një edicion i parë i jashtëzakonshëm për Arne Slot, që la Feyenoordin dhe mori drejtimin e Liverpoolit në verë.

Liverpooli është lider edhe në Ligën e Kampionëve dhe tashmë është në gjysmëfinale të “Carabao Cup”.

Liverpooli ka fituar 22 prej 26 ndeshjeve të para të Slotit në krye të skuadrës. 

“Është përgjigje pak e mërzitshme, por si trajner ju shkoni ndeshje pas ndeshjeje. Dihet se edhe sa ndeshje kemi për t’i luajtur”, ka thënë Slot kur është pyetur nëse ekipi i tij është favorit për titull.
“Shumë ekipe kanë aq shumë kualitet. E dimë gjendjen në tabelë, por e dimë po ashtu se sa ndeshje janë për t’u luajtur. Edhe 21 xhiro deri në fund. Është shumë, shumë herët për të festuar”, ka shtuar Slot.

Ndeshja e së enjtes ishte e fundit në shtëpi për Liverpoolin këtë vit. Skuadra e nisi vitin 2024 me fitoren 4:2 ndaj Newcastle Unitedit. Me atë fitore Liverpooli ishte lider me tri pikë më shumë se përcjellësit. Por në fund “të kuqtë” ishin vetëm në vendin e tretë me nëntë pikë prapa Manchester Cityt.

Liverpooli po e kërkon titullin e parë në pesë vjetët e fundit dhe është në pozitë shumë të mirë.
Skuadra ka fituar 15 prej 19 ndeshjeve kampionale në “Anfield” gjatë vitit 2024. Ka lëshuar vetëm dhjetë pikë.

Edhe Tifozët e Liverpoolit përkrahin Slotin në konfliktin me Salahun Futboll Tifozët e Liverpoolit përkrahin Slotin në konfliktin me Salahun

Liverpooli po e kërkon numrin më të madh të pikëve në ndeshjet si vendas në Premier League, por Slot është i përmbajtur pasi nuk ka përfunduar ende gjysma e edicionit.

“Ka shumë sfida para nesh. Dy muaj më parë ishim një pikë prapa Manchester Cityt dhe shikoni se çka ka ndodhur te ajo skuadër në kuptimin e lëndimeve. Ka pasur edhe fat të keq, suspendime dhe kjo mund t’i ndodhë secilit ekip”, thotë Slot.