Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ekipet kosovare nuk arrijnë në finale të ligës “Gjergj Kastrioti”, Fer Volley tërhiqet nga akuzat e rënda

Asnjëra prej ekipeve kosovare të volejbollit nuk ka zënë vend në finale të ligës së përbashkët me Shqipërinë, “Gjergj Kastrioti”. Është edicioni i parë i ligës, që po zhvillohet në formë turneu.

Të shtunën janë luajtur ndeshjet e kthimit të gjysmëfinales.

Te volejbollistet, Drita humbi në Gjilan nga Tirana me 3:0 në sete. Ndeshjen e parë e kishte humbur 3:1. Ndërkohë Fer Volley pësoi në Korçë nga Skënderbeu me 3:1 në sete. Ndeshjen e parë Fer Volley e kishte fituar me 3:2, ndërsa në finale për shkak të bilancit më të mirë kaloi skuadra nga Korça.

Te volejbollistët, Ferizaj humbi edhe ndeshjen e dytë me Erzenin. Ndërsa Peja pësoi humbjen e dytë nga Tirana.

Finalet e ligës “Gjergj Kastrioti” janë: Tirana – Skënderbeu (femrat) dhe Erzeni – Tirana (meshkujt).

Skuadra ferizajase, Fer Volley, ka lëshuar një reagim pas ndeshjes në Korçë. Reagimi ishte plot akuza për pritje të keqe nga ekipi korçar. Reagimi u lëshua në rrjete sociale të shtunën, por është hequr ndërkohë.