Juventusi dhe Milani janë futur në garë për shërbimet e mbrojtësit të krahut të majtë, Lloyd Kelly, ka njoftuar “Gazzetta dello Sport” të hënën.
25-vjeçari është pjesë e Bournemouthit dhe me ekipin anglez ka kontratë deri në fund të këtij edicioni. Si Milani ashtu edhe Juventusi po synojnë transferimin e anglezit si lojtar të lirë. Kelly prej vitit 2019 është pjesë e Bournemouthit, ndërsa këtë edicion ka regjistruar 8 paraqitje në kampionatin anglez.
Te Juventusi po e shohin Kellyn si zëvendësim ideal për brazilianin Alex Sandro, i cili do të largohet në verë kur edhe i skadon kontrata. Krahas skuadrave italiane, interesim për Kellyn kanë shprehur edhe Tottenhami e Liverpooli.