Për trajnerin Oliver Glasner do të jetë ndeshja e karrierës së tij si trajner.
Njësoj si para tre vjetësh, Eintracht Frankfurti dëshiron të kualifikohet për në gjysmëfinale të garës së dytë më të rëndësishme evropiane për klube.
“Kemi pasur një sezon të përkryer në Ligën e Evropës deri tani dhe jemi të pamposhtur. Shpresojmë që kjo seri të mos ndalet”, është shprehur Glasner në konferencën për shtyp.
Skuadra e Frankfurtit ka pranuar 300 mijë kërkesa për bileta, për ndeshjen në shtëpi.
Për duelin kthyes që luhet më 14 prill, Frankfurti pret që do të udhëtojnë rreth 25 mijë tifozë.
“Euforia është e madhe. Është e rëndësishme po ashtu të jemi të qetë mendërisht”, ka thënë kapiteni Sebastian Rode.