Tekniku austriak, Oliver Glasner, ëndërron që një ditë ta drejtojë gjigantin gjerman, Bayern Munich.
Këtë e bëri të ditur të hënën gazetari anglez, Alan Nixon. Sipas tij Bayerni është klubi i ëndrrave të Glasnerit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAktualisht 51-vjeçari Glasner është trajner i klubit nga Premier League, Crystal Palace. Trajner i Palacet është emëruar nga viti i kaluar. Deri më tani, Palacen e ka drejtuar në 73 ndeshje ku ka shënuar 36 fitore, 21 barazime dhe 16 humbje.
Me Palacen edicionin e kaluar shkroi histori duke e fituar Kupën FA. Për Palacen ky ishte trofeu i parë madhor në historinë 119-vjeçare.
Palace edhe në muajin gusht e fitoi trofeun “Community Shield” duke e mposhtur në finale Liverpoolin.
Kontrata e Glasnerit me Palacen përfundon në fund të këtij edicioni.
Ndërkohë trajner aktual te Bayerni është belgu Vincent Kompany.