Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Edon Maxhuni shkëlqen ndaj Serbisë, por Finlanda pëson humbje

Basketbollisti kosovar, Edon Maxhuni ishte basketbollisti më i mirë i Finlandës të hënën mbrëma. Finlanda pësoi 75:66 nga Serbia në Espoo të Finlandës.

Maxhuni ndeshjen e mbylli me 15 pikë, gjashtë asistime, dy kërcime dhe një top të rrëmbyer. Në parket i kaloi 24 minuta. Vetëm edhe një basketbollist tjetër i Finlandës kishte pikë dyshifrore.

Ndeshja i takoi eliminatoreve për “Eurobasket 2022”.

Me një fitore e tri humbje, Finlanda është e treta në Grupin E. Prinë Gjeorgjia me katër fitore, ndërsa Serbia është e dyta me bilanc prej dy fitore e dy humbje. Në vend të katërt është Zvicra që po ashtu ka një fitore e tri humbje.

Dy xhirot e fundit luhen në shkurt të vitit të ardhshëm. Tri të parat në grup kualifikohen në Evropian.

Edhe Maxhuni prej më të mirëve te Finlanda në ndeshjen ndaj Serbisë Basketboll Maxhuni prej më të mirëve te Finlanda në ndeshjen ndaj Serbisë

“Plejmejkeri nga Kosova shkëlqen ndaj Serbisë. Babai i ka luajtur në ish-Jugosllavi, ndërsa ai ishte enigmë e lojtarëve të Serbisë”, ka shkruar sajti serb, “mondo.rs”.

Edoni është djali i Besim Maxhunit, ish-basketbollistit të njohur kosovar. Edon Maxhuni (22) këtë edicion po luan në Estoni.