Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dhjetë pikë të Maxhunit në humbjen e Finlandës

Basketbollisti kosovar, Edon Maxhuni, ka shënuar dhjetë pikë, por që nuk ishin të mjaftueshme për Finlandën në ndeshjen ndaj Serbisë.

Serbia ishte favorite e madhe dhe këtë e dëshmoi në arenën në Pragë. Serbia fitoi me shifrat 100:70 ndeshjen e grupit D.

Maxhuni filloi furishëm duke realizuar dhjetë pikë në çerekun e parë. Por nuk realizoi të tjera. Ai kaloi në parket 22 minuta, ndërsa kishte edhe tri asistime. Por i kishte edhe pesë topa të humbur.

Më i miri te Finlanda ishte Lauri Markkanen me 18 pikë e shtatë kërcime.

Ndërkohë lojtari më i vlefshëm i NBA-së, Nikola Jokiq, ishte i pandalshëm te Serbia. Ai ndeshjen e mbylli me 13 pikë, 14 kërcime e shtatë asistime.

Serbia ka fituar ndeshjen e tretë rresht dhe tashmë ka avancuar në fazën nokaut. Finlanda ka një fitore e dy humbje. Mbetet në garë.

Artikuj të ngjashëm