Finlanda e ka eliminuar njërën prej favoriteve të Eurobasketit, Serbinë.
Finlanda, për të cilën paraqitet Edon Maxhuni, e ndali Serbinë në një të tetën e finales.
Të shtunën mbrëma në Riga të Letonisë, Finlanda fitoi me rezultat 92:86.
Serbia ishte favorite e madhe në këtë ndeshje, por finlandezët luftuan shumë dhe me lojë efikase arritën te fitorja e jashtëzakonshme.
Lauri Markkanen udhëhoqi Finlandën me 29 pikë, tetë kërcime e tri asistime.
Miro Little i kishte 13 pikë, tetë kërcime e gjashtë asistime.
Edon Maxhuni luajti mbi 11 minuta, ndërsa i kishte tri pikë e dy kërcime.
Serbisë nuk i mjaftuan 33 pikët e tetë kërcimet e Nikola Jokiqit.