Basketboll

Maxhuni shënon dy pikët e fundit, Finlanda fiton ndeshjen dramatike me Suedinë

Edon Maxhuni

Edon Maxhuni ka dhënë kontribut në fitoren e vështirë të Finlandës ndaj Suedisë.

Të mërkurën mbrëma, në ditën e parë të Eurobasketit, Finlanda fitoi 93:90 ndaj Suedisë. Ndeshja u vendos vetëm në aksionet e fundit.

Nëntë sekonda para fundit, Edon Maxhuni realizoi dy gjuajtje të lira për 93:90. Suedia dështoi më pas në tentim për tri pikë dhe fitorja i takoi Finlandës.

Fundori Maxhuni startoi te Finlanda dhe po ashtu i shënoi dy pikët e para. Ndeshjen e mbylli me 15 pikë, një kërcim e dy asistime. Nuk e huqi asnjë prej shtatë gjuajtjeve që i kishte.

Ndeshja i takoi Grupit B.