Basketbollisti kosovar, Edon Maxhuni, i ka shënuar dhjetë pikë për Finlandën në ndeshjen e së premtes mbrëma ndaj Serbisë.
Ndeshja në Beograd i takoi kualifikimeve për Eurobasket 2025, ndërsa Finlanda pësoi 77:61. Fundori Maxhuni startoi te Finlanda, ndërsa në parket i kaloi 28 minuta. Pos dhjetë pikëve i kishte edhe gjashtë asistime, por edhe katër topa të humbur. Në bazë të statistikave ishte lojtari i tretë më i mirë te Finlanda.
Pas tri ditësh Finlanda e pret Danimarkën. Në Grupin G është edhe Gjermania.
Finlanda në fakt e ka të sigurt paraqitjen në Evropianin e vitit të ardhshëm si nikoqire.
Artikuj të ngjashëm