Basketbollist Edon Maxhuni ishte prej më të mirëve në fitoren e Finlandës ndaj Danimarkës.
Të hënën mbrëma në Espoo, Finlanda e mposhti Danimarkën me rezultat 89:85 në kuadër të kualifikimeve për Eurobasket 2025. Maxhuni startoi te Finlanda, ndërsa luajti mbi 24 minuta. I kishte 14 pikë, gjashtë asistime e një kërcim. Vetëm dy lojtarë ishin më të mirë se Maxhuni te Finlanda. Të premten Finlanda u mposht nga Serbia në Beograd. Ndeshjen e ardhshme e ka më 21 nëntor, kur e pret Gjeorgjinë. Finlanda në fakt e ka të sigurt paraqitjen në Eurobasket, si njëra prej nikoqireve.
Artikuj të ngjashëm