Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Edhe trajneri i Realit kundër ndeshjeve në SHBA

Federata e Futbollit të Spanjës, ka nënshkruar marrëveshje që disa ndeshje të La Ligas, të zhvillohen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Vendimi nxiti reagime të mëdha të klubeve dhe futbollistëve, derisa së fundit kundër këtij vendimi ka dalë edhe trajneri i Real Madridit, Julen Lopetegui, transmeton KTV.

Ai ka mbështetur kapitenët e skuadrave në La Liga, të cilët ishin kundër zhvillimit të ndeshjeve kampionale në SHBA.

“Jam dakord me lojtarët, të cilët janë kundër zhvillimit të ndeshjeve në SHBA.

Mendoj se ata kanë argumente dhe arsye të forta, që dëshirojnë që ndeshjet e La Ligas,të luhen vetëm në Spanjë”, deklaroi Lopetegui.

Artikuj të ngjashëm