Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

FIFA kundër që La Liga të luhet në SHBA

Propozimi i presidentit të La Ligës për të zhvendosur disa ndeshje në SHBA, vazhdon të kundërshtohet.

FIFA ka kundërshtuar ashpër idenë e zhvillimit të ndeshjeve të La Ligës në Amerikë.

Këshilli i FIFA-s u takua të premten në mëngjes për të diskutuar planet e Ligës spanjolle dhe që është mbrojtur nga presidenti i saj Javier Tebas, transmeton kp.

Megjithatë, ky veprim nuk ka marrë mbështetje nga FIFA dhe kryetari Gianni Infantino.

“Unë kundërshtoj fuqishëm këtë dhe nuk jap leje për të luajtur Girona kundër Barcelonës në Miami. Ndeshjet zyrtare të një lige duhet të luhen brenda vendit të tyre”, ka thënë Infantino.