Vendimi që një ndeshje e kampionatit spanjoll të luhet në Amerikën e Veriut nuk është pritur mirë nga Shoqata e Futbollistëve në Spanjë.
La Liga arriti një akord me grupin amerikan Relevant për të çuar në një tjetër nivel, zhvillimin dhe përhapjen e futbollit të këtij vendi në Amerikën e veriut.
Thënë ndryshe, një ndeshje e La Ligës, me gjasë Real Madrid ose Barcelona, do të zhvillohet në SHBA ose në Kanada, çdo sezon në 15 vitet e ardhshme. Krijohet kështu La Liga North America, një projekt që u testua me mbushjen e stadiumeve në turneun e kësaj vere.
Mjafton të kujtojmë se një ndeshje e Manchester Unitedit dhe Realit në Miçigan, u ndoq nga më shumë 100 mijë njerëz në stadium, transmeton KP.
Por vendimi i Federatës spanjolle për të luajtur të paktën një ndeshje të La Ligas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për 15 sezonet e ardhshme ka shkaktuar shumë polemika.
Shoqata e futbollistëve Spanjollë ka dalë kundër projektit që sipas saj bëhet për interesa financiare, duke anashkaluar të drejtat themelore të futbollistëve.
-
Protesta e lojtarëve del e suksesshme, La Liga anulon ndeshjen e Barçës në Miami
-
“Ndeshja e La Ligas në SHBA, dhuratë për tifozët”
-
Rritet numri i përkrahësve të Botërorit me 64 përfaqësuese
-
Botërori përtej futbollit, midis tifozëve, politikës dhe komercializmit
-
Pas kritikave, FIFA thotë se fusha për finale është gati